Peshkimi me grep, qytetarët preferojnë një fundjavë në natyrë dhe në ajër të pastër
Peshkimi është kthyer në një hobi, për shumë qytetarë. Disa kalojnë kohën e lirë, disa të tjerëve u ofron qetësi, e të tjerë për të zënë grepi ndonjë peshk.
Çdo ditë ky lloj sporti po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz. Në hidrovoret e ultësirës perëndimore dhe në afërsi të zonave bregdetare të Fierit çdo ditë me dhjetëra peshkatarë amatorë kalojnë kohën e tyre të lirë. Vitet e fundit numri i atyre që praktikojnë peshkimin amator është rritur ndjeshëm si një kundërpeshë e jetës me ritme të shpejta, kryesisht në qytete.
“Unë kam 20 vjet që merrem me peshkim këtu, jo me licencë. E kemi pasion dhe dalim këtej nga deti për të peshkuar”, thotë një burrë.
Po midis peshkatarëve që ruajnë secili sekretet e kësaj gjuetie, ka edhe të rinj që vijnë të bëjnë diçka ndryshe afër natyrës.
“Ka shumë nga këta që vijnë, moshë e madhe kryesisht, kalojnë kohën. Ka disa që e shesin peshkun, disa që e hanë për vete”, shprehet një djalë i ri.
Një fundjavë e kaluar më pranë natyrës, ajrit të pastër, peshkimi me grep, është një tjetër alternativë për këdo.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë