Pëson sulm në zemër gjatë diskutimeve për buxhetin, ndërron jetë ish-futbollisti

16 Nëntor 2023 | 21:05

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topciu.

Për 12 vite, nga viti 1960-1972 Topçiu do të luante me ekipin e Skënderbeut duke qenë nga mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë të kësaj skuadre.

Veteran Topciu ishte jo vetëm futbollisti model bardhekuq por qytetari i njohur i Korçës.

Ai dhe sot ka qenë në takimet e organizuara nga bashkia Korçë në bibloteken “Thimi Mitko”, për të folur për shqetësimet dhe problemet e qytetit të tij. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga ana e spitalit të Korçës të cilët kanë bërë gjithçka për të mbajtur në jetë ish futbollistin e Skënderbeut i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta.

Tooçiu ishte në dëgjesat për buxhetin 2024 e organizuar nga Bashkia Korçë. Dyshohet se ka pësuar atak kardiak

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026