Peticion me 800 firma nga banorët e lagjes nr.17 në Durrës për përmbytjet
Mbi 800 firma kanë mbledhur banorët e lagjes nr. 17 në Durrësin e Ri, të cilët i janë drejtuar me një peticion institucioneve vendore dhe qendrore, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për të parandaluar përmbytjet gjatë sezonit të shirave.
Banorët thonë se zona e tyre është më problematikja në qytet dhe se janë përmbytur dy herë vetëm brenda këtij viti, pa asnjë dëmshpërblim për pasojat. Sipas tyre, shkak mbeten mosfunksionimi i hidrovorëve dhe kanalet e papastruara.
“Ne kërkojmë këtë, hajde shife tani me mua, pusetat nuk janë pastruar që 10 vjet. Vjen makina, thotë ‘unë s’kam ç’ti bëj’. Ne s’na mbyt natyra, na mbyt bashkia. U bë e treta herë që mbytemi brenda vitit. Nuk ka rënë aq shi i madh, pushon shiu në 8, në 11 përmbytemi. Nuk punojnë hidrovoret.”-shprehet një banorë.
“Kam 22 vjet që jetoj në këtë zonë. Sa herë që bie shi, ne flejmë me ëndrra. Brenda këtij viti jemi përmbytur dy herë. Bashkia dhe qeveria duhet t’i japin një zgjidhje, se jemi në mjerim. Na shkuan shtëpia dhe orenditë kot.”-shprehet një tjetër banorë.
“Kërkojmë të pastrohet territori komplet, kërkojmë lëvizjen e ujërave të zeza dhe të bardha, përgatitjen që të mos bëhet më kjo që u ka bërë. Gjithë këto përmbytje s’kanë bërë vaki, është e dyta herë.”-shprehet banori i tretë gjatë intervistës.
Problematika e përmbytjeve në këtë zonë është pranuar edhe nga Bashkia e Durrësit, e cila njofton se janë marrë masa për përballimin e situatave që mund të krijohen gjatë sezonit të shirave.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë