Petkoviç bisedon me ambasadorin rus për arrestimin e Popoviçit
28 Korrik 2025 |
22:13
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka biseduar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, lidhur me arrestimin nga autoritetet në Kosovë të Igor Popoviçit.
Petkoviç, gjatë bisedës me ambasadorin rus, siç ka njoftuar kabineti i tij, “ka theksuar shqetësimin e fuqishëm të Beogradit” për shkak të arrestimit të Popoviçit, i cili është ndihmës i tij në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Më 18 korrik, Popoviç qëndroi në Hoçë të Madhe ku mori pjesë në përvjetorin e vrasjes së serbëve në territorin e komunës së Rahovecit, ku gjatë fjalimit të tij e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.
Lajme të Sugjeruara
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë