Petkoviç: Forcat e Sigurisë së Kosovës, kërcënim alarmant për serbët në veri
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i është përgjigjur sot pohimeve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se anëtarët e Forcës së Sigurisë mund të veprojnë në veriun e vendit.
Sipas tij, ky është një kërcënim alarmues që ka për qëllim dëbimin e serbëve, shkruan Euronews Serbia.
“Njoftimet e fundit të zyrtarëve të Kurtit se të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës mund të veprojnë në territorin e gjithë krahinës, duke përfshirë edhe veriun, janë një tjetër kërcënim alarmues dhe njoftim ogurzi nga Prishtina me qëllim, dëbimin e serbëve nga vatrat e tyre shekullore.
Për të gjithë faktorët ndërkombëtarë është e qartë se të ashtuquajturit KBS nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të krahinës, por Kurti dhe pasuesit e tij padyshim duan të thyejnë sidomos ato marrëveshje që ruajnë paqen dhe garantojnë sigurinë e serbëve në Kosovë”, theksoi ai.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti nënvizoi se në veri të Kosovës do të rekrutohen policë të rinj për të zgjidhur situatën pas dorëheqjes së policëve serbë.
LEXONI GJITHASHTU
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s