Petrit Ymeri për Panairin: Rritje të vogla çmimesh për librat
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri deklaroi se as Panairi i Librit, nuk do t’i ‘shpëtojë’ rritjes së çmimeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ymeri u shpreh se ka pasur rritje të çmimit të letrës, çka do të sjellë edhe rritje të çmimit të librave.
Megjithatë, Ymeri nënvizoi se rritja e çmimit për librat është e vogël.
“Sa për dijeni të lexuesve, gjatë këtij viti ka pasur një rritje të çmimit të letrës në rang botëror, jo vetëm te ne, prej 80%. Kjo ka sjellë, detyrimisht, edhe industria jonë topografike ka rritur çmimet, sepse është rritur lënda e parë.
Edhe ne kemi bërë rritje çmimesh, por jo në atë masë që janë rritur çmimet e shtypit. Kemi bërë çmime të reja me një ndryshim fare të vogël. Ne e dimë gjendjen e lexuesit tonë dhe nuk duam që librat të mbeten në magazina. Ne kemi bërë rritje fare të vogla”, theksoi ai.
Në datat 16- 20 nëntor, do të mbahet Edicioni i 25- të i Panairit të Librit, aktiviteti më i madh libror do të bëjë bashkë autorë, lexues, botues dhe përkthyes.
Sipas një sondazhi nga Barometri në Euronews Albania, 74.8% e shqiptarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit 2022.
Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.
LEXONI GJITHASHTU
Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 09:56 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries