Pezullimi i 2 prokurorëve të SPAK, kreu i KLP: Rekurs në Gjykatë të Lartë
“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”. Kështu deklaron për Euronews Albania kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve të SPAK.
“Ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata e Lartë pezullim ekzekutim vendimi. Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, u shpreh ai.
Ditën e sotme, dy prokurorë të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Ervin Gogaj dhe Alfred Shehu u pezulluan nga detyra.
Shkak për pezullimin e tyre është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhameta,j e cila u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).
Të dy prokurorët të cilët tashmë janë të pezulluar dhe Muhametaj, garuan për dy vendet vakante të shpallura nga KLP-ja për në SPAK. Muhametej nuk u përzgjodh dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative.
Gjykata i ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Gogajt dhe Shehut dhe se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër