Pezullohet për 3 muaj nga detyra gjyqtari i Elbasanit
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar masën pezullim nga detyra për 3 muaj me të drejtën e përfitimit të pagës minimale për magjistratin Taulant Tafa.
Ky vendim, vjen pasi KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), për procedim ndaj Tafës, për shkelje disiplinore të kryera, në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi, për një të dënuar me burgim të përjetshëm.
Nga analiza ligjore e fakteve të mbledhura gjatë hetimit disiplinor, ka rezultuar se gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa ka dhënë përfitim të padrejtë të dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin me burgim të përjetshëm (A.G.)
Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat