Pezullohet rritja e çmimit të patentës

1 Mars 2023 | 14:32

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht zbatimin e marrëveshjes mes DPSHTRR dhe autoshkollave për rritjen e çmimit të patentave.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi, vetë Autoriteti i Konkurrencës, duke bërë të ditur se masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

NJOFTIMI:

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 964, datë 01.03.2023 vendosi:

I. Marrjen e masave të përkohëshme ndaj palëve nënshkruese të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:

1. Ndalimin e zbatimit të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi;

II. Depozitimin panë AK-së të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e kësaj Akt Marrëveshje, për të kryer vlerësimin ligjor të saj, bazuar në nenin 4, nenin 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës.

III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma b), të Ligjit nr.9121/2003.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026