Projektvendimi për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare, reagon Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përmes një deklarate për mediat sot, ka folur në lidhje me një projektvendim të publikuar për të prishur banesat mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik.
Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u grabit pronat shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se si pretekst po përdoret tërmeti por që sipas tij janë vendosur në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës.
“Duke përdorur gjoja si shkak tërmeti, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen. Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korruipsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre’, u shpreh Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta