Aksidenti tragjik në Greqi, Edmond Guri zbulon gabimin fatal
Aksidenti tragjik i ndodhur në Greqi në orët e para të së mërkurës, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona, ndërsa janë shënuar edhe mbi 130 të plagosur, ka ngjallur diskutime dhe pikëpyetje të shumta. I ftuar në një lidhje direkte në Euronews, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi Edmond Guri është shprehur se një arsyeja e këtij aksidenti tragjik është mos investimi prej kohësh në sistemin hekurudhor.
Sipas tij shërbimi i shinave të hekurudhës në Greqi, nuk është përmirësuar teknologjikisht dhe shërbimi është ofruar në mënyrë manuale.
Ai shtoi se hekurudhat nuk janë të pajisura me pajisje bashkëkohore për informim real të vendndodhjes së trenit
“Kemi një modernizim të hekurudhës, me vagona të reja, përmirësimin e kushteve në këto trena, ulja e kohës së udhëtimit, nga Athina në Selanik e anasjelltas, por fatkeqësisht nuk është bërë e njëjta gjë me shinat, pra me linjën hekurudhore, që do të thotë siç kanë denoncuar dhe denoncojnë sindikatat e punëtorëve të hekurudhës. Prej vitit 2000 e deri më sot nuk është bërë ndonjë investim serioz, madje-madje gjatë gjithë këtyre dy dekadave, shërbimi është ofruar në formë manuale, dhe jo të digjitalizuar duke mos u pajisur me pajisjet bashkëkohore për informim real të vendndodhjes së trenit, kjo solli si rezultat ngjarjen tragjike të mesnatës së kaluar”, u shpreh Edmond Guri për Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë