Pilotët më të famshëm në historinë e Ferrari’t

30 Gusht 2024 | 12:20

“Scuderia Ferrari” është divizioni sportiv i markës luksoze të makinave italiane, Ferrari që konkuron në botërorin e Formula 1.

Ajo njihet edhe si “Cavallino Rampante” ose thjeshtë “Cavallino”.

Eshtë skuadra më e vjetër që konkuron në Formula 1 prej vitit 1950.

U themelua nga Enzo Ferrari në vitin 1929 dhe ndër vite ka fituar “World Sportscar Championship”, “24 Hours of Le Mans”, “24 Hours of Spa”, “24 Hours of Daytona”, “12 Hours of Sebring” dhe “Bathurst 12 Hour”.

GJithashtu ka marrë pjesë në garat e rrugës të njohura si “Targa Florio”, “Mille Miglia” dhe “Carrera Panamericana”.

“Scuderia” ka një bazë të gjerë tifozësh në të gjithë Botën ndërsa “Italian Grand Prix” në Monza konsiderohet gara e shtëpisë.

Aty ku Michael Schumacher ka fituar 5 gara, rekord që ndahet me Lewis Hamilton.

Ferrari ka rekordin e 16 titujve kampionë për Konstruktorë dhe të fundit në rend kohor e ka fituar në vitin 2008.

Në të njëjtën kohë ka edhe rekordin e titujve kampionë për Pilotë.

15 të tillë fituar nga legjenda të sportit si Alberto Ascari, Juan Manuel Fangio, Mike Hawthorn, Phil Hill, John Surtees, Niki Lauda, Jody Scheckter, Michael Schumacher dhe Kimi Räikkönen që triumfoi në vitin 2007.

“2020 Tuscan Grand Prix” rregjistroi garën e 1000’të për Ferrari’n në Formula 1.

Galeria më poshtë sjell tek ju 10 pilotët të më të suksesshëm në historinë e “Scuderia-s”!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026