Pilotët ukrainas nisin stërvitjet në SHBA

26 Tetor 2023 | 13:35

Pilotët ukrainas kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë, F-16, në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Forca Ajrore e SHBA-së të mërkurën.

Një “numër i vogël” i ukrainasve kanë filluar stërvitjet, të cilat “pritet të zgjasin disa muaj”, tha një zëdhënës i Forcës Ajrore.

Muajin e kaluar, u raportua se pilotët ukrainas kishin filluar të mbanin kurs të gjuhës angleze në shtetin e Teksasit.

Pilotët pritet t’i përdorin avionët luftarakë F-16 në luftime në vitin 2024.

Edhe disa vende të tjera evropiane janë duke i trajnuar pilotët ukrainas për drejtimin e këtyre avionëve.

Norvegjia, Danimarka dhe Holanda i kanë dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 tashmë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO

Madridi tha të enjten se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte zbutur retorikën e tij ndaj Spanjës, disa orë pasi kërcënoi të ndalonte tregtinë...
18:44 | 09/07/2026

NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u largua nga samiti i NATO-s në Ankara me aeroplanin e vjetër Air Force One, në...
18:32 | 09/07/2026

Erika Kirk kërkon që të gjitha provat që lidhen me vrasjen e burrit të saj të bëhen publike

Erika Kirk, e veja e aktivistit të ekstremit të djathtë Charlie Kirk, i ka kërkuar një gjyqtari në Utah të lejojë shfaqjen e hapur në sallën...
18:31 | 09/07/2026