Pistat e hetimit për vrasjen në Kurbin, krimi që kryen djemtë e viktimës në 2015-ën
Një 67-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Vilëz, Zhejë të Kurbinit. Dod Mamli u gjet i vdekur teksa po punonte në pyll. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve, ndërsa dyshohen dy pista hetimi.
Vrasja mund të lidhet me një konflikt pronësie, por nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes, pasi dy djemtë e viktimës, Enrik Mamli alias Elton Mamli dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 kushëririn e tyre, Naim Tafën.
Prokuroria e Kurbinit, asokohe, kërkoi 107 vite burg në total për katër persona të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake:
Tom Mamli – 33 vjet burg
Elton Mamli – 26 vjet burg
Gazmir Tafa – 24 vjet burg
Taulant Tafa – 24 vjet burg
Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimin me 2 vjet burg për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Euronews Albania mëson se në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici disa persona.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin