Pistoleta nuk ishte e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj akuzohet për ”vrasje me dashje”
3 muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në rrugën ‘Dritan Hoxha’, Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën efektivit Nevaldo Hajdaraj.
Gazetari Merin Maçi raporton se akuza e re është ajo e “vrasjes me dashje”.
Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se Rasha ditën e ngjarjes ka qene i paarmatosur.
Mësohet se arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe për armë zjarri.
Ajo nuk është e Rashës dhe s’ka asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je.
Akuza Nevaldos Hajdarajt i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit.
Fillimisht ai u arrestua me akuzën e ‘vrasjes në kapërcimin e kufijve të mbrojtës së nevojshme”, por hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund të evitohej.
Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë ne Gjykatën e Tiranës për ta gjykuar e dënuar Hajdarajn për akuzën e ‘vrasjes me dashje’.
25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, pasi u qëllua me armën e shërbimit nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.
Lexoni gjithashtu:
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage