Pjerin Ndreu: Nuk jam nga ata që thonë ‘i kam të fituara zgjedhjet’
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se do të vlerësojë maksimalisht çdo kandidat të opozitës, të cilin do e ketë përballë për bashkinë e qytetit verior.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ndreu nënvizoi se nuk hyn në zgjedhje me mendimin që e ka të fituar garën.
“Kushdo që është kundërshtar, është për t’u vlerësuar. Normalisht do vendosin dikë i cili, të paktën nga pikëpamja e qasjes sime ndaj rivalit, do jetë jashtëzakonisht pozitive. Ne nuk do prodhojmë negativitet nga ana jonë, secili do bëjë fushatën e vet. Në fund të fundit, vendosin qytetarët.
Nuk jam nga ata delirantë që them, unë e kam të fituar. Një kandidat që hyn në zgjedhje me idenë që e ka të fituar, është i destinuar të humbë. Kemi filluar me organizimet dhe do bëjmë të gjitha organizimet e duhura për t’u treguar konkurrues”, theksoi ai.
Në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme, Partia Socialiste do të garojë e vetme dhe jo me aleatë.
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi ditën e djeshme se aleatët e tyre janë vetëm qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta