Pjesë e bandave në Itali, kapet 28-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (Emri)
Policia e Durrësit ka kapur në lagjen nr. 13 një shtetas në kërkim ndërkombëtar. Glorildo Halili u kap me qëllimin për t’u ekstraduar në Itali.
28-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.
Gjykata e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. H., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë