Pjesë e grupit kriminal që merrej me drogë në Spanjë, arrestohet në Fier 67-vjeçari
Një 67 vjeçar, i cili i shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ishte pjesë e një grupi kriminal në Spanjë është arrestuar në Fier.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Member” ka rënë në pranga shtetasi Gj. P, i cili do të ekstradohet drejt Spanjës.
67-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.
Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta