Pjesë e grupit që vrau biznesmenë e prokurorë, arrestohet në Berlin ish-terroristja
Daniela Klette, ish-terroristja e RAF (Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe) është arrestuar në Berlin në moshën 65-vjeçare.
Klette ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale, ndër të tjera dhe për vrasje të mbetur në tentativë.
Arrestimi i ish-terroristes u njoftua prokuroria e Verdenit (Saksonia e Ulët). Për rrethanat e sakta të arrestimit për momentin nuk të dhëna të tjera.
“Ne kemi një arrestim të zonjës Klette,” tha Koray Freudenberg, prokuror i lartë, zyra e të cilit po heton Klette dhe të dyshuarit e tjerë Ernst-Volker Staub dhe Burkhard Garweg.
Prokurorët kishin publikuar më parë një kërkim publik për Klette-n dhe patën kërkuar ndihmë. Një program televiziv e bëri publik kërkimi dhe hetuesit në Saksoninë e Poshtme – ku ndodhën shumë nga grabitjet – thanë se kishin marrë 161 sinjale rreth vendndodhjes së mundshme të të dyshuarve.
Sipas zyrës së prokurorit, ajo zhvillon hetime që në vitin 2015 për Kletten dhe dy ish-anëtarë të tjerë të RAF, Ernst-Volker Staub dhe Burkhard Garëeg. Përfaqësuesit e brezit të tretë të RAF besohet se kanë vrarë kreun e atëhershëm të Deutsche Bank, Alfred Herrhausen dhe kreun e organizatës së administrimit të besuar Treuhand, Detlev Karsten Rohwedder.
Hetuesit janë të bindur se Staub, Klette dhe Garweg filluan një seri grabitjesh me dhunë në supermarkete dhe kamionë me para në vitin 1999 për të siguruar jetesën e tyre ilegale.
Grupi terrorist i ekstremit të majtë Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe (RAF) luftoi me dhunë për më shumë se 20 vjet kundër të ashtuquajturit “sistem imperialist” të Republikës Federale të Gjermanisë. Nga viti 1971 deri në 1993, terroristët vranë 34 njerëz, midis tyre përfaqësues të botës së biznesit dhe politikës, si Prokurorin e Përgjithshëm federal Siegfried Buback dhe Presidentin e shoqatës së punëdhënësve Hanns Martin Schleyer. Në prill 1998, RAF njoftoi shpërbërjen si organizatë dhe nuk ka asnjë provë që ish-organizata terroriste është ende aktive.
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?