Pjesëmarrëse në organizatë terroriste, GJKKO dënon gratë e riatdhesuara nga Siria
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dha dënimin për 9 gratë e riatdhesuara nga Siria, të cilat akuzohen për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj”.
Gjyqtarja Rudina Palloj pranoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini, duke shpallur fajtore nëntë të pandehurat dhe vendosi dënimin e secilës prej tyre me 7 vite burg. Me aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.
Prokuroria e Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit për secilën dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 5 vite. Po ashtu me kërkesë të Kaçkinit, togat e zeza vendosën heqjen e masës së sigurisë që i ndalon të pandehurat të dalin jashtë territorit të vendit.
Palloj gjithashtu urdhëroi që të 9 personat të mos shoqërohen me askënd që është hetuar apo dënuar për vepra të tilla penale si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.
Gjatë vitit 2013-2014 të nënta gratë u larguan në drejtim të Sirisë, pasi ndoqën bashkëshortët e tyre, të cilët shkuan të luftonin përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, rezulton se të gjitha të pandehurat iu bashkuan me vullnet të plotë dy organizatave terroriste në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar