English

Tabaku: Qeveria ka dështuar në konkurrencë me rajonin. Të fundit, më të varfërit!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku foli në seancën plenare mbi marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal duke e përshëndetur këtë marrëveshje por njëkohësisht duke evidentuar pozicionin e dobët sipas saj, të Shqipërisë në raport me rajonin.

- Advertisement -

“Së pari, qeveria shqiptare duhet të vendosë një fond për ngritje kapacitetesh, për aplikim projektesh dhe asistencë për bizneset e vogla. Ka dështuar qeveria që ta bëjë, duhet ta bëjë në vijim dhe nga ana tjetër duhet t’i vendos këto fonde në dispozicion të bizneseve të vogla.

Së dyti, duhet patjetër që të ngrihen mekanizmat për të kontrrolluar mënyrën sesi duhet këto biznese të vogla të aplikojnë.

Së treti, duhet të sigurohemi që të gjitha këto përpjekje do të jenë të koordinuara edhe me iniciativat që do merren në lidhje me planin e rritjes. Këto iniciativa, pra prezantimi i planeve ekonomike që do të vij si rezultat i planit të rritjes, duhet që të jenë në dispozicion të bizneseve të vogla dhe duhet që të jenë mundësi për t’i ndihmuar këto biznese për të kaluar në një nivel tjetër”, u shpreh deputetja e PD.

Gjithsesi Tabaku u shpreh se vendi ndodhet shumë pas me rajonin në përfitimin e fondeve, ndërmarrjen e reformave që kanë ndikuar në goditjen e ekonomisë familjare dhe varfërimin e qytetarëve në raport me rajonin dhe padyshim edhe potencialin e Shqipërisë.

“Tregu rajonal është një treg i vogël, nuk po flasim për një treg të madh, po flasim për një treg nga 15 – 18 mln banorë. Nëse Shqipëria dështon në tregun rajonal, atëherë si do t’ia dali në tregun europian? Nëse Shqipëria dështon për të plotësuar këto standarte dhe norma me biznese krahasuar me biznese të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Maqedonisë, si do t’ia dalë kur produktet shqiptare të konkurrojnë me vendet e BE-së? Për këtë arsyje duhet që e gjithë iniciativa që ofrohet në këtë rast, por dhe iniciativat e tjera të shfrytëzohen maksimalisht dhe të mbështeten bizneset e vogla të cilat deri më sot janë lënë totalisht jetim. Që kjo të ndodhi, parlamenti duhet të marrë disa masa: 1) Plani i Reformave Ekonomike të Planit të Rritjes – prezantimi i një pakete ligjore për t’i miratuar të 7 prioritet dhe elementë që lidhen me rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve. 2) Të vendosim çështjen e njëjtësimit të produkteve dhe të cilësisë së tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së si prioritet të ditës. 3) Të mos mbajmë procesin e integrimit çështje politike, por ta bëjë atë për qytetarët dhe ta orientojmë atë se çfarë kërkon tregu dhe biznesi”, tha më tej Tabaku.

Më poshtë fjala e zonjës Tabaku:

Të nderuar kolegë, së pari besoj që shqetësimi legjitim i opozitës për sa i përket respektit ndaj Parlamentit por dhe kolegëve që rrijnë këtu gjithë ditën është i drejtë. Shqetësimet të cilat vijnë për cështje që lidhen me menaxhimin dhe koordinimin e ndihmës së huaj dhe në mënyrë të vecantë asaj të BE që ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje, ka qenë temë diskutimi kohët e fundit dhe sot me këtë marrëveshje me ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për sa i përket programit të tregut të përbashkët për përiudhën 2021 – 2027, më lejoni që në emër të opozitës të përshëndës faktin që duke qënë se celja e negociatave po vonon,duke qënë se hapja e kapitujve është akoma në pikëpyetje, instrumentat e rinj të vënë në dispozicion nga Komisioni për sa i përket integrimit vertikal janë të gjitha instrumentat të cilat ne duam ti përshëndesim por nuk e kemi as luksin as mundësinë që me fondet e BE të ndodhë ajo që ka ndodhur në të paktën 3 raste, u përmendën këtu fondet e IPARD-it, janë raste për të cilën sot ish-ministri i Shëndetësisë, ish drejtori i fondeve të BE, është sot përpara drejtësisë, janë raste të fondeve të BE të cilat janë keqpërdorur dhe unë besoj ashtu sic thashë në Komisione, është në nderin e këtij Parlamenti që të sigurohet që të gjitha strukturat, instrumentat por njëkohësisht dhe mekanzimat janë të vendosura për sa i përket faktit që këto fonde duhet patjetër jo vetëm të përthithen nga përfituesit por nga ana tjetër të sigurohemi që nuk do ketë keqpërdorim të fondeve të BE.

Së dyti, kjo marrëveshje për tregun e përbashkët targeton bizneset e vogla. Shqipëria nuk ka mundur dot që të dali nga modeli i rritjes së biznesit dhe i zhvillimit të bizneseve nga biznese të vogla në biznese të mesme dhe në biznese të mëdhaja. Për këtë arsye është jashtëzakonisht e nevojshme që të shpenzohen të gjitha burimet e nevojshme që fondet e vendosura në dispozicion të bizneseve të vogla të përthithen. Potencialisht nga pikëpamja e pagesës do të jetë një pagesë vjetore  450 mijë Euro në këmbim të një pagese 1.9 mld Euro në dispozicion. Po si ka dështuar sot qeveria shqiptare për ta bërë tregun e përbashkët realitet dhe ku ndodhet sot Shqipëria nga pikëpamja e treguesve ekonomikë? Sot me gjithë mburrjet dhe protagonzimin e kotë të Qeverisë e cila me të vërtetë mburret shumë por nga ana tjetër ka shumë pak rezultat nga ana e treguesve të tregut dhe të ekonomisë, Qeveria shqiptare ka dështuar që ta vendosë Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga pikëpamja e treguesve ekonomikë. Këto lidhen me faktin që sot Shqipëria është pas Malit të Zi për sa i përket rritjes së GDP per capita, sot Shqipëria ka rritjen më të madhe të papunësisë, rritjen më të vogël e ka Serbia, sot Shqipëria ka shqetësimin më të madh të forcës së punës në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për sa i përket cështjeve të konkurrueshmërisë dhe biznesit dhe nga ana tjetër Shqipëria është e pesta në rajon duke lënë pa, vetëm Bosnja, ndërkohë që gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përpara Shqipërisë nga pikëpamja e konkurrueshmërisë, Maqedonia e Veriut është e para në këtë drejtim.

Sot Shqipëria ka pagat 5% e PBB-së, ka 11% të PBB paketën sociale të cilat janë më të voglat në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Për këtë arsye,në këtë kuadër duke pasur parasysh të gjithë këto tregues që tregojnë faktin që ka një hapësirë shumë të madhe në tregues ekonomikë të Shqipërisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet patjetër të shfrytëzojmë këto mekanzima si marrëveshja për programin e tregut të përbashkët për ta rritur potencialin akoma të pashfrytëzuar. Por ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vetë nuk kanë për ta arritur këtë,  ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk kanë për të aplikuar për këto mekanizma që ofron sot Komisioni Europian. Për këtë arsye duhet patjetër një përpjekje e koordinuar për të mbështetur bizneset e vogla për të përfituar  një përpjekje e koordinuar për të siguruar  që ne do ti përthithim këto fonde dhe do të marrim të paktën më shumë se tarifa e aplikimit ku në raste të tjera të ngjashme Shqipëria nuk ka arritur dot të përthithë gjithë potencialin që kanë ofruar fondet e BE.

Kemi rastin e Procesit të Berlinit ku Shqipëria ka qënë në vijimësi në vendime të njëpasnjëshme të samiteve vendi që ka përfituar më pak nga të gjithë projektet e vendosura në dispozicion. Kemi rastin e instrumentit të ËbF-it ku Shqipëria përsëri ka qënë e fundit në Ballkanin Perëndimor. Nuk e kemi sot luksin, nuk e kemi në mënyrë absolute as mundësinë që t’i privojmë bizneset e vogla nga mundësitë që ofron kjo marrëveshje për tregun e përbashkët. Sot drejtimet kryesore duhet të jenë:

Së pari, qeveria shqiptare duhet të vendosë një fond për ngritje kapacitetesh, për aplikim projektesh dhe asistencë për bizneset e vogla. Ka dështuar qeveria që ta bëjë, duhet ta bëjë në vijim dhe nga ana tjetër duhet t’i vendos këto fonde në dispozicion të bizneseve të vogla.

Së dyti, duhet patjetër që të ngrihen mekanizmat për të kontrrolluar mënyrën sesi duhet këto biznese të vogla të aplikojnë.

Së treti, duhet të sigurohemi që të gjitha këto përpjekje do të jenë të koordinuara edhe me iniciativat që do merren në lidhje me planin e rritjes. Këto iniciativa, pra prezantimi i planeve ekonomike që do të vij si rezultat i planit të rritjes, duhet që të jenë në dispozicion të bizneseve të vogla dhe duhet që të jenë mundësi për t’i ndihmuar këto biznese për të kaluar në një nivel tjetër.

Sot, tregu i përbashkët rajonal duhet të jetë një mundësi për bizneset shqiptare. Sot, nuk e kemi përsëri luksin që produktet shqiptare të hidhen dhe të derdhen rrugëve dhe neve të marrim nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Duhet të investohet në biznese të vogla për të rritur cilësinë e produkteve, certifikatat e plotësimit nga ana e tyre; të fokusohemi tek rritja e konkurrueshmërisë së këtyre bizneseve, sepse nesër në tregun europian këto biznese dhe produktet e tyre nuk mund të lihen jetim. Prandaj këto standarte dhe norma duhet të fillojnë dhe të plotësohen që me mundësitë që jep kjo marrëveshje.

Procesi i integrimit gradual, hapja e Komisionit të Cështjeve Sociale dhe Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, Plani i Rritjes i cili ofron një potencial prej të paktën 2 mld eurosh në grante dhe 4 mld euro në kredi të buta, janë mundësi të cilat ne me buxhetin e shtetit nuk kemi pasur mundësi dhe nuk i kemi bërë. Nuk janë bërë në këto 10 vite asnjë nga fushat të cilat përmënden si në këtë marrëveshje ashtu në 7 prioritetet e Planit të Rritjes. Prandaj fokusi duhet të jetë tek ngritja e të gjitha atyre strukturave që do t’i ndihmojnë bizneset e vogla për të kaluar në një nivel tjetër.

Tregu rajonal është një treg i vogël, nuk po flasim për një treg të madh, po flasim për një treg nga 15 – 18 mln banorë. Nëse Shqipëria dështon në tregun rajonal, atëherë si do t’ia dali në tregun europian? Nëse Shqipëria dështon për të plotësuar këto standarte dhe norma me biznese krahasuar me biznese të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Maqedonisë, si do t’ia dalë kur produktet shqiptare të konkurrojnë me vendet e BE-së? Për këtë arsyje duhet që e gjithë iniciativa që ofrohet në këtë rast, por dhe iniciativat e tjera të shfrytëzohen maksimalisht dhe të mbështeten bizneset e vogla të cilat deri më sot janë lënë totalisht jetim. Që kjo të ndodhi, parlamenti duhet të marrë disa masa: 1) Plani i Reformave Ekonomike të Planit të Rritjes – prezantimi i një pakete ligjore për t’i miratuar të 7 prioritet dhe elementë që lidhen me rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve. 2) Të vendosim çështjen e njëjtësimit të produkteve dhe të cilësisë së tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së si prioritet të ditës. 3) Të mos mbajmë procesin e integrimit çështje politike, por ta bëjë atë për qytetarët dhe ta orientojmë atë se çfarë kërkon tregu dhe biznesi.

Falenderoj dhe drejtuesin e seancës, z. Gjekmarkaj, që merr për herë të parë drejtimin e seancës në 3 vite.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?