Tabaku takon reporteren e Shqipërisë: Integrimi të ketë në qendër qytetarët
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, u takua me raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabelle Santos. Në fokus të bisedës së tyre ishte procesi i integrimit dhe ecuria e Shqipërisë në raport me konferencën e radhës ndërqeveritare.
Deputetja demokrate nënvizoi se me rëndësi për Shqipërinë mbetet që të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe për këtë mbetet me rëndësi vullneti politik. Zonja Tabaku theksoi se korrupsioni është kthyer në një sistem që mund dhe duhet të luftohet vetëm nga një sistem anti-korrupsion që duhet të përfshijë medoemos Parlamentin e Shqipërisë. Ajo nënvizoi Ligjin e ri për Rolin e Kuvendit dhe fuqinë që i ka dhënë shoqërisë civile, përfaqësuesve të grupit të interesave dhe qytetarëve ky ligj dhe mbi të gjitha Këshilli Kombëtar Integrimit Europian.
Në postimin e saj në “X”, deputetja e PD, u shpreh se parlamenti ka fuqinë dhe aftësinë për të kryer procesin e kontrollit dhe balancës. Ajo nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së institucioneve që e kanë të siglura në kushtetutë këtë pavarësi. Gjithashtu shprehu shqetësim për mënyrën se si qeveria ka vendosur të kalojë disa projektliigje që bien në kundërshti me frymën e procesit të integrimit dhe me direktivat e BE. Ajo vuri theksin në ligjin e zonave të mbrojtura, shtyrjen e ligjit të investimeve strategjike të cilat duhet të forcojnë akoma më tej rolin e kuvendit në procesin e integrimit. Tabaku nënvizoi se kuvendi duhet të ketë një rol më të fortë përballë një qeverie që nuk ka frymën dhe vullnetin për të çuar procesin e integrimit që është në shërbim të qytetarëve jo burokracisë apo lobimeve në qeveri.
“Bisedë e frytshme me raporteren Shqipërisë në PE, Isabelle Santos, në lidhje me procesin e integrimit. E rëndësishme që lufta kundër korrupsionit, “check&balance” të jenë produkte të parlamentit që i ka në themel të punës. Koha që integrimi të ketë në qendër qytetarët dhe jo politikën”, shkroi Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çuçi pret reporteren për Shqipërinë në PE: Platformë dialogu me opozitën për ligjet
- “Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të lira”- Bardhi takohet me raporteren Santos
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë