Pjesëmarrja në zgjedhje, analistët komentojnë shifrat e KQZ-së
Në analizën e tij gjatë emisionit ”Vota e Shqiptarëve” në Euronews Albania, Blendi Çeka u shpreh se nëse në nivel kombëtar, për pjesëmarrjen e votuesve, shifrat i afrohen 48%-ishit, ky përbën një lajm të mirë për opozitën.
Sipas tij, nëse pjesëmarrja është e lartë në qendrat urbane, në bashkitë kryesore të qarqeve, pra shifra kombëtare është rreth 48%, kjo është në favor të opozitës, mirëpo nëse shifrat janë te 45%-ëshi, atëherë jemi afër të njejtës pjesëmarrjeje si në zgjedhjet e 2017-ës.
Ai vijoi analizën e tij duke deklaruar se pjesëmarrja mund të rritet, por është e rëndësishme se ku shpërndahet dhe si rritet, që nënkupton se ndikim të madh ka rritja në bashkitë kryesore.
Në të njejtën linjë me Blendin, ishte edhe Redi Shehu, i cili u shpreh se nëse përditësimi i KQZ-së do të vijojë me këtë trend, 2.8% nga ora 5-6 dhe nga 6-7 do të jemi afërsisht në trendin e 2017-ës, pra, që s’kemi pasur ndryshim.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS