“Plagën e kishte në bark”, flet gruaja që i dha ndihmën e parë 40-vjeçarit
Aleksandër Curraj, 40 vjeç mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Dollari, ku një person që lëvizte me biçikelë ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka mundur të pyesë një dëshmitare nga vendi i ngjarjes, e cila ishte personi i parë që i dha ndihmë 40-vjeçarit.
Ajo tregon se nuk e njeh personin që kreu atentatin, ndërsa theksoi se i plagosuri kishte një plagë të madhe nga arma e zjarrit në bark.
“Isha duke lypur, e pashë që ra në tokë dhe iu afrova. Nuk e njoh njeriun që qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta i shtrirë sa shkova kërkova ndihmë, erdhi polici rrugor dhe i dha ndihëm. Plagën e kishte në stomak, shumë gjak. Unë i dhashë ndihmën e parë, askush nuk i dha”, tregoi gruaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë