Plagosen tre adoleshentë, dëshmitari: U goditën nga makina pasi dolën nga mësimi

7 Shkurt 2024 | 16:56

3 adoleshentë u përplasën nga një automjet ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Mulletit, ku 2 vajza dhe 1 djalë, të tre 17-vjeçarë sapo kanë dalë nga shkolla, që gjendet afër vendngjarjes, janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga një 24-vjeçar.

Një dëshmitar në vendngjarje, i cili është shok klase me 3 adoleshentët tregoi për Euronews Albania se ata sapo kishin dalë nga shkolla dhe po kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur u përplasën nga automjeti.

“I pashë kur u goditën, vetëm njëri prej tyre mund të fliste, po bërtiste nga dhimbjet. Ambulanca erdhi  shpejt, pas 10 minuta ose çerek ore”, tregoi ai.

Sipas burimeve bëhet me dije se 2 nga adoleshentët janë në gjendje pak më të rënduar, ndërsa po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin e traumës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026