Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari shqiptar në Greqi, 8 plumba drejt tij
Një 22-vjeçar shqiptar në Greqi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas burimeve nga mediat greke, ndaj makinës me të cilën udhëtonte i riu është qëlluar 8 herë.
Po ashtu sipas informacioneve mësohet se 22-vjeçari shqiptar është nën hetim pasi më parë ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e drogës, kur në vitin 2021 është arrestuar së bashku me tre bashkatdhetarë të tij për posedim të 2.3. kilogramëve kokainë dhe 5.4 kilogramë marihuanë.
Në vitin 2022, së bashku me persona të tjerë, ai kishte qëlluar në drejtim të një automjeti për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale.
Nga të shtënat e ditës së sotme 22-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë në kofshë dhe po trajtohet në spitalin “Kryqi i Kuq”.
Sipas informacioneve, në vendin ku është qëlluar, janë gjetur dhe konfiskuar fishekët me të cilët është qëlluar.
Ngjarja me armë zjarri ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision, në Peristeri.
Sipas burimeve policore, të shtënat janë qëlluar nga personat që lëviznin në një makinë Audi dhe kishin për qëllim 22-vjeçarin shqiptar që sapo kishte zbritur nga një Smart.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit