Plagoset me thikë 35-vjeçari shqiptar në Greqi, në gjendje kritike për jetën (Foto)
Një episod i përgjakshëm ka ndodhur mes dy klientëve shqiptarë të një kafeneje mbrëmjen e djeshme në Irakleo të Kretës, ku njëri ka sulmuar me thikë duke plagosur rëndë tjetrin.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të së shtunës mbrëma në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.
Autori ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi.
35-vjeçari është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV, e cila e ka dërguar të plagosurin në spitalin ku po trajtohet ende dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë të njohur për autoritetet dhe vlerësohet se shkak i episodit të përgjakshëm ka qenë larja e hesapeve për drogën.
Autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%