Plagosi 50-vjeçarin në Shijak, vijon arratia e Ervis Hodos

Dhunoi gruan e verbër
2 Qershor 2023 | 18:36

Vijon të jetë në arrati autori i dyshuar i plagosjes së një 50-vjeçari mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shijakut. Policia vijon punën për kapjen e 38-vjeçarit Ervis Hodo, të identifikuar si autor të ngjarjes së regjistruar rreth orës 22:10 të së enjtes në lagjen “Popullore” të Shijakut.

Ai ka qëlluar me pistoletë mulli tregtarin e makinave Ardian Çyrbjan, i cili ka marrë tre plagë, një në bark, një në ije dhe një afër zemrës.

Konflikti mes tyre ka nisur më parë në lokalin e lagjes, ku 38-vjeçari Hodo po konfliktohej e një person tjetër, në momentin kur Çyrbja ka ndërhyrë për të shuar gjakrat.

Kjo s’ka rezultuar kështu, pasi konflikti percipitoi me përfshirjen e tij në konfliktin, që u zhvendos më pas në rrugën poshtë pallatit.

Autori ka pritur që Çyrbja të largohet drejt shtëpisë, kur dhe i ka dalë para dhe e ka qëlluar në sy të bashkëshortes dhe djalit të mitur.

Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta.

Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”.

Në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026