Plagosi me thikë 27-vjeçarin në Dvoran të Korçës, arrest me burg për autorin

18 Gusht 2025 | 15:41

Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran të Korçës dolën këtë të hënë përpara Gjykatës së Rrethit Korçë.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Qiqin, i cili plagosi një 27-vjeçar në fshatin Dvoran të Korçës.

Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë për Qiqin, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues. Seanca për caktimin e masës është zhvilluar në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se autori ndodhet ende nën kujdes mjekësor pas ngjarjes.

Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.

Konkretisht, me “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa Thanas Paskali do të hetohet në gjendje të lirë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e plagosjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026