Lirohen katër të arrestuarit për plagosjen në Dvoran të Korçës
Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran të Korçës dolën këtë të hënë përpara Gjykatës së Rrethit. Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre prej tyre dhe hetim në gjendje të lirë për një tjetër.
Konkretisht, me “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa Thanas Paskali do të hetohet në gjendje të lirë.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi ka pësuar plagë të lehta, të shkaktuara nga të katër personat e arrestuar. Ngjarja ndodhi pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, çka çoi në reagimin e menjëhershëm të tyre që e goditën.
Sa i takon autorësisë së plagosjes me thikë, gjykata do të zhvillojë seancën në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi i dyshuari ndodhet ende nën kujdes mjekësor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plagosja mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre kishte lënë qelinë e burgut
- Konflikt me thika në Korçë, 27-vjeçari në gjendje kritike
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun