Plagosi me thikë një 36 vjeçar pas një konflikti, në kërkim autori në Pogradec

29 Mars 2025 | 21:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec në Lagjen Nr. 3, rreth orës 20:20, ku gjatë një konflikti fizik, shtetasi me iniciale L. O. dyshohet se ka përdorur një mjet prerës për të dëmtuar shtetasin me iniciale M. T., 36 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 36 vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollin për kapjen e autorit me iniciale L. O., i cili është shpallur në kërkim.  Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se Lavdërim Oshafi ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur 36 vjeçarin me thikë afër biznesit të këtij të fundit. Oshafi njihet si një person problematik në qytet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston Dritan Goxhajn

Është tensionuar sërish në protestën që po zhvillohet para Parlamentit teksa policia na ndërhyrë për t’i shpërndarë dhe për të hapur hyrjen e parlamentit. Policia...
13:35 | 30/06/2026

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në Memaliaj, është vetëdorëzuar këtë të martë...
13:28 | 30/06/2026

AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas njoftimit zyrtar,...
13:16 | 30/06/2026