Plagosi me thikë të birin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për 69-vjeçarin

16 Shtator 2024 | 16:16

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Bashkim Plaka për veprat penale ‘Plagosje e rëndë’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kjo prokurori bëri të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e datës 28.05.2024, ku shtetasi Bashkim Plaka goditi me thikë në pjesën e barkut shtetasin Nari Plaka, me banim në fshatin Gjazë, Lushnjë.

Për shkak të dëmtimeve të marra shtetasi Nari Plaka ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Bashkim Plaka ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje në dëm të bashkëshortes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të këtij viti ku pas konfliktit me të birin 43-vjeçari, Bashkim Plaka, 69-vjeç e sulmoi atë me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:30, ata...
19:56 | 09/07/2026

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026