Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëllua me armë zjarri brenda biznesit të tij

2 Shkurt 2026 | 07:10

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me të shtënat me armë drejt një berberhaneje në Lezhë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00, kur salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se ka mbetur i plagosur shtetasi Sokol Daci, rreth 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 30-vjeçari ndodhej në biznesin e tij, një berberhane, në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve, në momentin e të shtënave në berberhane dyshohet se kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Duke marrë shkas edhe nga kjo, hetuesit kanë vështirësi të përcaktojnë ndaj kujt ishin këto të shtëna me armë. Autori dyshohet se ka qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026