Plagosja e trefishtë në Mamurras, policia arreston efektivin dhe tre kushërinjtë

26 Korrik 2024 | 15:29

Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin e policisë, Sahit Sela(Ahmetaj), 55 vjeç dhe tre kushërinjtë e tij, Adrian, Fatos Sela dhe Ylli Sela.

Kjo sepse ditën e djeshme ky shtetas dhe Adrian Sela, 45 vjeç, kanë hapur zjarr ndaj shtetasve Fatos Sela, 33 vjeç  dhe Ylli Sela, 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, ku motiv dyshohet të ketë qenë konflikti për çështje pronësie.

Adrian Sela dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit Fatos Sela dhe Ylli Sela për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.

Më pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit Sahit Sela dhe Adrian Sela dhe nga pala tjetër shtetasi Fatos Sela, të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes të ndodhur në Mamurras, teksa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026