Plagosja me armë në Kurbin, policia zbardh ngjarjen

30 Dhjetor 2023 | 09:46

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me plagosjen që u regjistrua në një lokal në fshatin Malbardhë, ku një i ri mbeti i plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia bën me dije se autori, Admir Shqypi dhe dy persona të tjerë, janë shpallur në kërkim.

“Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rast”-njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026