Plagosja te Delijorgji për një histori dashurie! Gazetari jep detajet: I plagosuri shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë

22 Shkurt 2026 | 21:21

Gazetari Edison Vatnikaj ka folur në “Review” me Greta Topjana këtë të dielë lidhur me rastet e rënda të ndodhura vetëm dy ditë më parë, për shkak të konflikteve banale.

Vatnikaj u ndal te një nga rastet siç ishte ajo në zonën e ish-parkut të autobusëve, Delijorgj teksa u raportua për të shtëna me armë zjarri dhe një person mbeti i plagosur.

Gazetari shton se i gjithë konflikti kishte të bënte me një femër e cila ka pasur më parë një lidhje me autorin, Besjar Ferazini dhe ndërkohë bashkëjetonte me të plagosurin, Akil Koxhaxhiku.

“Rasti i të shtënave më armë në zonën e Delijorgjit ndërmjet dy personave, kishte të bënte me një krim pasioni për shkak të disa lidhjeve që autori kishte me një bashkëjetuese të të plagosurit. Të hershme në kohë, por siç duket gjaknxehtësia e ka bërë të dalë nga vetja dhe të kryejë krimin e rëndë.

Sipas informacioneve, ka qenë dikur një histori që ka përfunduar dhe është rikthyer. E frikshmja është se personi në fjalë kishte armën e zjarrit me vete, duke lindur dhe pikëpyetja nëse ai kishte shkuar me paramendim për të kryer krimin apo nga rastësia e ka takuar, duke e qëlluar të riun në bark.

Fatmirësisht, në rrugën e Kavajës ndodhet një spital privat nga ku është transportuar menjëherë i plagosuri dhe nga ndihma e parë, ka shpëtuar”, tha Edison Vatnikaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026