Plakja e popullsisë: 33% e familjeve shqiptare kanë një të moshuar mbi 65 vjeç
Plakja e shoqërisë, ka nisur të ndihet në familjet shqiptare. Një raport i Bankës Botërore, për barazinë gjinore në vendin tonë, tregon se familjet shqiptare me të moshuar mbi 65 vjeç, është më i lartë sesa i atyre me fëmijë nga 0-6 vjeç. Konkretisht, 32.9 % e popullsisë banon me një të moshuar të rritur të moshës 65 vjeç e lart, krahasuar me 11 % që jetojnë me fëmijë të vegjël të moshës 0-6 vjeç
Të pasurit si të moshuar dhe fëmijë, kërkon një përkujdese të vecantë. Sipas Anketës Jeta në Tranzicion 10 % e familjeve shqiptare kërkojnë kujdes për fëmijët dhe një përqindje e ngjashme kërkon kujdes për të moshuarit.
Në vendin tonë ende nuk është kulura e të kërkuar kujdes nga instutucione apo burime të kujdesit, si dado apo dhe azil. Në të tilla raste janë fëmijët dhe familjarët që ofrohen për tu kujdesur për të afërmit e tyre. Gjyshërit janë ata që marrin përsipër rritjen e nipërve dhe mbesave. Kjo lidhet dhe me shqetësimet për cilësinë e shërbimit.
Cilësia e shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve të ofruara në Shqipëri është (vlerësuar me 6.2) relativisht e ngjashme me atë të BE-së (vlerësuar në 6.7).
Nga ana tjetër aksesi në kujdesin afatgjatë për të moshuarit në Shqipëri është i kufizuar, pavarësisht nga një rritje kërkesës për këtë shërbim. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 91 % e të moshuarve shqiptarë kërkojnë kujdes afatgjatë, por më pak se 2 % marrin kujdes formal. Pandemia e COVID-19 e ka intensifikuar më tej këtë problematikë, duke vendosur një barrë shtesë për gratë për sa i përket aktiviteteve të kujdesit të papaguar dhe punës shtëpiake.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30%
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30%
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”