English

Plakja e popullsisë, në Ersekë lindën vetëm 10 foshnja për 2020

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krahas largimit të popullsisë, qyteti i Ersekës është duke u përballuar me rënie drastike të lindjeve të reja

- Advertisement -

Të lindësh e të rritesh fëmijë në Ersekë sot pothuajse është një mision i pamundur. Sipas statistikave të marra nga zyra e gjendjes civile në Bashkinë e Ersekës, përgjatë vitit kanë qenë vetëm 10 fëmijë të regjistruar pranë kësaj zyre.

Sipas vet banorëve, shkaqet e kësaj uljeje drastike kanë qenë papunësia, emigracioni, por edhe vet sëmundja e COVID-19 .

Varfëria duket se është një ndër faktorët kryesorë që frenon çiftet e reja të krijojnë familje e të bëjnë fëmijë.

“Kjo ndodh sepse nuk kanë garanci punësimi. Po të kesh garanci për punësim, do detyrohen që të krijojnë familje. Familja pastaj është një gjë që zgjerohet, krijohet dhe presin dhe fëmijë.

Do të paktën 5 milionë lek të rritesh një fëmijë. Familjet kishin nga 5-6 tani nuk bëjnë dot 1, sepse atëherë kishte një përbërje të mirë të familjes dhe bënin fëmijë. Ky është dallimi midis kohës së vjetër dhe sotmes”, thotë një banor i zonës.

Sipas të dhënave nga zyra e arkivës në këtë Bashki, trendi ka qenë gjithmonë e neëulje, ku në 2019 numëroheshin 33 lindje, ndërkohë në 2020 vetëm 10.

“Në bazë të statistikave që kemi nga bashkia Ersekë, janë 10 fëmijë të cilët janë regjistruar në poste aty ku bëhet dhe regjistrimi dhe kanë marrë e kuponët e lindjes së fëmijës sipas ligjit.

Kjo është një kurbë gjithnjë e në zbritje për lindjet, për shembull 2019 ka pasur vetëm 33 lindje dhe 125 vdekje, pra është vërtet një raport shumë i frikshëm”, thotë Genci Cuka, përgjegjës i statistikave

Në rang vendi, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2020 është 7.386, duke shënuar një rënie me 4,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë të 2020-s rezulton 6.294, duke shënuar një rritje prej 25,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Këto shifra përforcojnë trendin në rënie të shtimit të popullsisë në vitet e fundit, duke rritur moshën mesatare në vend.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?