Plan kundër Rusisë/ NATO, projekt me 4.400 faqe për t’u mbrojtur nga kërcënimi
Përforcim i kompetencave të komandantit suprem të NATO-s në Evropë, rol kyç i Gjermanisë si “bazë logjistike”, përforcim i mëtejshëm i krahut lindor dhe pajisja e njësive ushtarake me armatime të rënda.
Janë këto disa nga pikat e një plani masiv ushtarak me 4 mijë e 400 faqe, që tregon se si Aleanca e Atlantikut të Veriut po armatoset përballë një sulmi të mundshëm të Rusisë.
Lajmin e bën të ditur gjermania “Bild”, e cila në një artikull të posaçëm ilustron detajet e planit të mbrojtjes që vendet anëtare duhet të përmbushin në rast të një sulmi të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin.
Nga samiti në Vilnius, vetëm pak ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi aprovimin nga ana e aleatëve të “planeve më të kompletuara të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, me objektiv kontrastin ndaj kërcënimeve kryesore që janë Rusia dhe terrorizmi.
Këto plane, që sipas së përditshmes gjermane janë sekrete, numërojnë mbi 4 mijë e 400 faqe në të cilat shpjegohet se cilat kapacitete duhet të forcojnë 32 vendet anëtare, përfshirë Suedinë, sa u takon trupave tokësore, ajrore dhe detare, si dhe ato të mbrojtjes kibernetike dhe hapësinore.
Komandantit suprem të NATO-s në Evropë, rol që aktualisht mbahet nga gjenerali amerikan Kristofer Kavoli, do t’i jepen kompetenca shtesë për rastet e kërcënimit.
Kjo do të thotë se ai do të mund të marrë vendime pa iu drejtuar më parë organeve të NATO-s, sqaron më tej gazeta gjermane.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng