Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar
Plani për fitoren i Volodymyr Zelenskyt nuk e ka bindur administratën amerikane. Kështu shrkuan e përditshmja “Wall Street Journal”, që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas gazetës prestigjioze, administrata Biden është e shqetësuar se planit të liderit ukrainas i mungon një strategji globale dhe nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë për më shumë armatime dhe heqjen e kufizimeve për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.
“Nuk kam mbetur i impresionuar. Ky plan nuk ka asgjë të re”, ka deklaruar një funksionar i lartë i administratës amerikane.
Zelensky pritet t’ia prezantojë planin personalisht presidentit Joe Biden, si dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.
Por me ish-presidentin, lideri ukrainas pritet të mos e ketë të lehtë. Së pari, burime të afërta me Trump kanë deklaruar se ai mund të mos e presë në takim Zelenskyn.
Së dyti, në një miting të mbajtur në Karolinën e Veriut, vetë Trump ka vlerësuar lidershipin e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se është një mik i ngushtë i tij.
Gjithashtu, Trump nuk e ka fshehur kurrë antipatinë e tij për Zelenskyn për marrjen e fondeve amerikane, por edhe ndaj Evropës, të cilën e akuzon se nuk bën sa duhet për zgjidhjen e konfliktit.
“Zelensky është përfituesi më i madh në histori. Sa herë që vjen këtu largohet me 60 miliardë dollarë në xhep”, ka deklaruar ish-presidenti, duke shtuar se, për më tepër, presidenti ukrainas preferon fitoren e Harris në zgjedhjet e nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
- 08:25 Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës
- 08:25 Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
- 08:23 Kolaps në Ministrinë e Jashtme britanike, hakerët rusë vjedhin të dhënat qeveritare dhe i nxjerrin në shitje: Kostoja 44 mijë paund