Plani i masave për vizitën e Blinken, rrugët ku do të ndalohet qarkullimi
Policia e Shtetit ka publikuar këtë të martë planin e masave që është ndërmarrë për të mbarëvajtur vizitën në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Plani i masave parashikon bllokimin e një sërë rrugëve në kryeqytet si dhe ndalimin e parkimit në to duke filluar nga mbrëmja e kësaj të mërkure.
Duke filluar nga ora 19:30 e kësaj të mërkure deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.
Më poshtë gjeni të listuara dhe rrugët interurbane dhe urbane ku pritet të ndalohet qarkullimi gjatë fashave orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00 të së enjtes
▪️Ndalim qarkullimi:
- Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
- Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
- Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
- Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
- Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.
Policia ka publikuar dhe rrugët alternative që mund të përdorin qytetarët që duan të shkojnë në aeroport, ose ata persona të cilët do të kenë emergjenca.
“Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar