Plani i rindërtimit të Kombinatit, Rama: Pas disa javësh nisim me banesat e para individuale
U prezantua ditën e sotme KombinArt, planit për rindërtimin e Kombinatit një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë, e cila do të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një projekt shumë ambicioz që më tepër se projekt rindërtimi është vizoni i Tiranës tjetër, për jetën komunitare.
Sipas kreut të qeverisë, ky është një nga rastet kur një krizë e madhe siç ishte e ajo pas 26 nëntorit, të kthehet në mundësi për komunitetin.
“Gjithmonë kriza është edhe mundësi, dhe për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme, por padyshim krizat mund të bëhen edhe fillesat e vatrave të një zinxhirit te këqijash nëse nuk adresohen siç duhet.
Deri tani kemi të dhënat që të themi se krizën e madhe të 26 nëntorit po kthejmë në një mundësi transformimi për ata që humbën banesën dhe për zonat që pësuan më shumë dëme si në Tiranë, Durrës, Kurbin, Kavajë, Vorë, Krujë, Lezhë e deri në Mirditë”, tha kreu i qeverisë.
Ai e cilësoi si projekt masiv dhe mundësi transformimi historik atë për rindërtimin e Kombinatit dhe zonave të tjera të rrënuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duke nisur nga ata që humbën shtëpitë.
Kryeministri lajmëroi se pas disa javësh nis rindërtimi i banesave individuale, të cilat siç tha do të jenë më të forta dhe brenda një sistemi urban të ri.
“Do të hyjnë të gjithë pa përjashtim në shtëpi të reja, më të forta dhe mbi të gjitha rrethuar jo nga xhungla rrethimesh, por brenda një sistemi urban jetese krejt të ri.
Projekti tregon shumë për atë që ne duam të bëjmë, janë projekte masive dhe shumë të ndërlikuara që na japin mundësi të akomodojmë njerëzit që janë pa shtëpi, por edhe institucionet e dëmtuara, që janë një numër jo i vogël dhe kanë nevojë për infrastrukturë të re.
Nuk do ndërtojmë thjesht një Kombinat për banorët e vet, por që është destinacion për jetën e natës, për turistët falë ndërhyrjeve që i përkasin vizonit të Shqipërisë 2030, jo vetëm harkut të një viti.
Shumë shpejt çështje javësh do nis ndërtimi i shtëpive të para individuale në shumë zona”, tha kreu i qeverisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania