Plani për atentat ndaj Kurtit, reagon Qeveria e Kosovës: Kur u shtuan kërcënimet

10 Shkurt 2024 | 17:11

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për mediat kosovare në lidhje me lajmin për planifikimin e një atentati ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shkup.

Kryeziu deklaroi se kërcënimet në adresë të kryeministrit kanë ardhur nga Beogradi.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës agresiviteti i kërcënimeve ndaj Kurtit është shtuar pas përballjes së tij me presidentin Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, pohoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026