“Goditja” e rrogave me zarfe, plani i qeverisë për të luftuar evazionin
330 mijë punonjës nga 750 mijë gjithsej përfitojnë pagë bruto nën 60 mijë lekë. Qeveria gjykon se mes tyre ka mijëra punonjës që marrë pagë më të lartë, por e tërheqin pjesërisht me zarfe.
Për këtë arsye, ajo do të nisë një fushatë për të rregulluar këtë problem, i cili ndihmon skemën e pensioneve sot dhe vetë punonjësit që të marrin pension më të lartë në të ardhmen dhe të mund të kenë qasje më të shpejtë për kredi bankare.
Puna e institucioneve do të bazohet kryesisht në regjistra duke përdorur teknologjinë. Fillimisht do të bëhet një kontroll i detajuar i listë-pagesave. Mbi bazë të këtyre kontrolleve do të ngrihen ‘Modulet e Riskut’, për të kaluar më pas tek kontrollet sektoriale.
Po ashtu, do të zhvillohen kontrolle pa lajmërim në biznese. Së fundmi do të organizohet fushatë kombëtare për deklarimin real të pagave, për të këshilluar punonjësit që të refuzojnë këtë praktikë, si dhe do të ketë takime me bizneset për konkurrencën e padrejtë dhe punësimin informal.
Plani përfshin edhe ndjekjen penale për kompanitë që nuk binden. Nga kjo strategji, deklarimi i pagës reale të zgjerohet me 16% dhe të ardhurat tatimore të rriten me 4.9 miliard lekë deri në vitin 2027.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West