Plani për Shqipërinë në BE, UNIONI financon 1 mld euro deri në 2027

24 Qershor 2024 | 16:46

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian po investojnë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Plani i tyre është i lidhur me një sërë reformash në fushën e mbrojtes, demokracisë dhe biznesit.

Shqipëria shikohet si një vend me mundësi të mëdha drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Me këtë perspektivë, vetë Unioni Europian po stimulon rritjen ekonomike, përmes një plani financimi me rreth 1 miliard euro grante dhe kredi deri në vitin 2027.

“Plani i BE flet për rritjen dhe reformën, është ofertë e pashembullt. Është një mënyrë për t’iu përgjigjur një tjetër çështjeje. Procesi i anëtarësimit është i gjatë, teknik dhe kërkon punë për të arritur standardet. Mund të jetë edhe dekurajuese, por logjika këtu është për të ofruar disa prej përfitimeve të anëtarësimit, përpara anëtarësimit zyrtar”,tha Zëvendësi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara Silvio Gonzato.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë kontributin e tyre në tri drejtime gjatë viteve të fundit, ndërsa shohin zhvillimin e biznesit privat, si shtyllën kryesore.

“Në Shqipëri po përqendrohemi te mbrojtja, demokracia dhe biznesi. Për këto cështje, po punojmë me Bashkimin Europian që  të shohim ndryshimin. Sa i përket demokracisë, jemi përqendruar te reforma në drejtësi, dhe kemi parë përparim të jashtëzakonshëm. Po angazhohemi edhe me të rinjtë, por  shtylla kryesore ku jemi përqendruar ka të bëjë me ekonominë, ku kompanitë amerikane kanë parë zhvillim dhe Dhoma amerikane ka bërë një punë shumë të mirë”, tha Frank G. Wisner

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026