Planifikuan vrasjen e dhëndrit të ish-kryebashkiakut, GJKKO jep dënimet për grupin
Gjykata e Posaçme ka dënuar Ilirian Feçin, Elvis Koçin dhe Agim Gjinin për vjedhje me dhunë dhe sigurim kushtejsh për kryerjen e vrasjeve, përfshirë atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke dënuar përkatësisht:
- Elvis Koçi me 7 vite burg për “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në periudhën 25-30.07.2020, në qytetin e Elbasanit, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ai u akuzua gjithashtu për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
- Ilirian Feçi me 10 vite burg për “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë më 28.04.2011, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, dhe akuzuar gjithashtu për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
- Agim Gjini me 10 vite burg për “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi, e kryer më 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Treshja u gjykua me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojë zbritjen e dënimit me 1/3.
Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm, pasi akuzohen për vepra më të rënda penale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha, etj.
Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në mars të 2022, çoi në kapjen e disa anëtarëve të grupit, përfshirë Nuredin Dumanin, Henrik Hoxhën, Skerdi Tasen dhe së fundmi Erion Alibej, të cilët fituan statusin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe përmes dëshmive të tyre zbardhën një sërë krimesh të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)