Plarent Ndrecaj sqaron në Rinvote akuzat ndaj tij për abuzime me detyrën
Në emisionin Rinvote të Euronews Albania, aktivistet Marjan Koçeku dhe Ergisa Bejkollari e përballën kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, me pyetje rreth figurës së tij.
Fillimisht, Bejkollari u shpreh se “Ndreca është i kompromentuar deri sa është shkarkuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në vitin 2017 për abuzim me detyrën”.
Nga ana e tij, kandidati i PS u përgjigj se “ka pasur vetëm akuzë politik nga ministrja teknike e emëruar nga PD (Mirela Karabina) para zgjedhjeve të kaluara parlamentare” dhe që “nuk u provuan kurrë”.
“Nuk e di nëse jam kallëzuar apo jo nga ish-ministrja që ishte një turp i shtetit shqiptar dhe unë kam qenë garant i administratës publike nga një person i paaftë,” – tha Ndreca.
Ndërkohë aktivistja tjetër, Koçeku ndërhyri duke thënë se ndaj kandidatit të PS-së “ka pasur kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për një dëm ekonomik prej 780 milionë euro”.
Ndreca e cilësoi edhe këtë kallëzim si “politik” duke thënë se “kjo dëshmohet edhe nga kandidimi i ish-kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj nga PD në Vlorë”.
“Ky që sot është kandidat i PD në Vlorë (Bujar Leskaj), ka bërë një kallëzim penal që është pushuar tani. Nuk jam marrë kurrë në hetim nga prokuroria kaq e pabazë ka qenë akuza,” – përfundoi kandidati i PS.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës