Plazhi i Zvërnecit i preferuar nga fëmijët për detin e cekët dhe të pastër

29 Korrik 2022 | 20:50

Plazhi i Zvërnecit mbetet një nga plazhet më të frekuentuara të bregdetit të Vlorës.

Kjo, për shkak të rërës, të pastërtisë së plazhit por edhe të cektësisë së ujit që lejon të pushosh edhe me fëmijë të vegjël.

Gjithashtu, qetësia bën që pushues jo vetëm vlonjatë, por edhe të ardhur nga vende apo qytete të tjera të Shqipërisë të zgjedhin pikërisht Zvërnecin për të pushuar.

Më besnikët janë pushuesit familjarë. Këtu gjen pushues nga Vlora dhe nga rrethet. Familje që prej 8 vitesh frekuentojnë plazhin e Zvërnecit. Kjo vijë bregdetare tashmë frekuentohet edhe nga pushues të huaj.

“Është më i qetë, më i pastër, ndaj vijmë këtej. Në krahasim Jalën, Borshin është më mirë”, thotë një pushues.

“Kam 8 vite rresht që vij, më pëlqen rëra uji, shezlloni është 5 mijë lekë, shprehet një zonjë.

Një çadër kushton rreth 500 lekë të reja, ndërkohë që nuk ka pakënaqësi për çmimet e konsumit ditor. Të gjitha këto i kanë rikthyer pushuesit çdo verë në plazhin e Zvërnecit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026