English

Plehrat ‘nxijnë’ Orikumin/Banorët: Situata e njëjtë prej dekadash, largojnë turistët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Orikumi është kthyer në vend-grumbullim mbetjesh duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Banorët tregojnë se kjo situatë është e njëjtë prej vitesh dhe se askush nuk vë dorë.

- Advertisement -

“Ndodhemi në hyrje të Orikumit, panorama që shikoni pas meje ka qenë e tillë prej vitesh. Të paktën kështu shprehen banorët e Orikumit, të cilët ankohen se të gjitha subjektet private hedhin mbeturina në këtë zonë, e cila është e destinuar për të qenë vendgrumbullimi I mbetjeve urbane, sigurisht i dëmshëm për komunitetin”, ka thënë Greta Haskaj, gazetare e Euroneës Albania.

Gjatë verës, e gjithë zona që ndodhet vetëm 300 metra larg rrugës nacionale kthehet në një landfill ilegal, ku çdo ditë hidhen tonelata mbetje. Kjo situatë ka shkaktuar një katastrofë mjedisore, e cila sipas banorëve ndodh prej 20 vitesh.

“Prej 20 vitesh, është shumë shqetësim, në behar njëherë nuk hapim dot dritaret. Është shqetësim i madh për të gjithë. Shumë herë kemi bërë ankesa. Të mos hidhen aty, asnjë përgjigje asnjë gjë, është shqetësim i madh për të gjithë banorët, edhe për turistat. Është sëmundje gjithë mbeturinat”, tha një prej banorëve.

“Ato kanë 10 vjet dhe në shumë, qelbën dynjanë, se këtu fryn erë jug, bie tymin erën s’hap dot dritaren”, tha një tjetër banor.

“Ato kanë vite që janë atje mbeturinat, asnjë lloj mase, Bashkia e Orikumit edhe kur ishte që ka qenë më vete ka qenë e njëjta problematike. Këtu kur fryn juga, sepse zona ka shumë jug, këtu nuk rrinë dot as turistat as banorët e Orikumit që jetojnë këtu. Shumë raste ndodh që digjen. Mbeturinat e gjithë krahinë hidhen të gjitha aty, janë hedhur prej vitesh, 30 vjet po”, u shpreh një tjetër banor.

Prej gati dy dekadash mbetjet urbane në këtë vend-depozitim hidhen pa pas një leje mjedisore. Edhe pse ministria e Mjedisit ka kërkuar mbylljen e këtij landfilli, kjo kërkesë nuk ka ndryshuar asgjë. Tonelatat e plehrave shkarkohen në çdo ditë të vitit, të gjitha bashkë pa u diferencuar.

Zgjidhja përfundimtare duket e largët, pasi deri në ndërtimin e landfillit të Sherishtës, Orikumi turistik, njësoj si Vlora do të vuajë pasojat e mbetjeve të papërpunuara.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?