Po darkonte me kolegët, shkrimtarja ukrainase vdes pas sulmit me raketa ruse

3 Korrik 2023 | 10:04

Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit me raketa ruse në një restorant picash në qytetin e Kramatorsk të Ukrainës.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 Korrik. Mjekët bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetës e saj, por fatkeqësisht plagët që mori rezultuan fatale. Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”, deklaroi Shoqata e Shkrimtarëve PEN Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, shkrimtarja 37 vjeçe po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë kur raketa ruse goditi restorantin. Sulmi shkaktoi edhe 12 viktima të tjera, ndërsa rreth 60 të tjerë mbetën të plagosur.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte. Kramatorsk është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026